Sot më 19 dhjetor 2024, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore mbajti Konferencën Vjetore me temën “Trashëgimia Kulturore Shpirtërore: Çka dhe Si Mund të Ruhet?”
Kjo ngjarje e rëndësishme u organizua me qëllim theksimin e domosdoshmërisë së ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë shpirtërore në Kosovë, një pasuri e jashtëzakonshme që lidhet ngushtësisht me identitetin dhe kulturën e vendit.
Në kuadër të konferencës, u mbajtën tre panele, me tematikë: Rëndësia e Ruajtjes dhe Promovimit të Trashëgimisë Shpirtërore, Modelet e Hulumtimit në Trashëgiminë Shpirtërore,
Shembuj të Ruajtjes dhe Promovimit të Trashëgimisë Shpirtërore
Panelistët ishin ligjvënës, profesionistë, zyrtarë nga fusha e trashëgimisë kulturore si dhe ekspertë, studiues e praktikues të angazhuar në hulumtimin, ruajtjen dhe promovimin e kësaj trashëgimie të çmuar.